21-vjeçarja tetë-muaj shtatzënë vritet për t’i marrë beben në sulmin e tmerrshëm në Brazil

Amerika

21-vjeçarja tetë-muaj shtatzënë vritet për t’i marrë beben në sulmin e tmerrshëm në Brazil

Më: 18 mars 2021 Në ora: 17:35
Pamella Ferreira Andrade Martins

Një nënë tetëmuajsh shtatzënë është vrarë dhe bebja i është nxjerrë nga barku në një sulm shokues në shtëpinë e saj në Brazil.

Pamella Ferreira Andrade Martins, u gjet e vdekur të mërkurën në qytetin bregdetar të Macae, pranë Rio de Janeiro. Një familjar i saj, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha për mediat vendase se viktima u gjet në banjën e mbyllur të shtëpisë. Pas thyerjes së derës, dëshmitarët e gjetën atë të copëtuar me barkun e hapur dhe pa beben.

Një vajzë 22-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë publik, është arrestuar si autore e dyshuar, pasi kishte sjelle në spital për kontroll beben që kishte humbur jetën. Sipas raportimeve gruaja u kishte thënë mjekëve se e kishte lindur vetë beben djalë, dhe se ishte rrëzuar në shkallë bashkë me të.

Por pas dorëzimit të testeve, u provua se ajo nuk kishte qenë shtatzënë, ndërsa mediat raportonin se në çantën e saj ishin gjetur një thikë dhe një biçak. Sipas policisë e dyshuara pretendonte se ishte shtatzënë dhe ishte parë duke u shoqëruar me viktimën një ditë para krimit të tmerrshëm.

Të afërmit e Martins i kishin thënë policisë se e dyshuara kishte thënë më herët se do të kishte një fëmijë ‘me çdo kusht’. Por askush nuk besonte se ajo ishte e aftë të kryente një krim të tillë.

Martins lë pas bashkëshortin dhe një djalë dy-vjeçar. Policia është duke hetuar çështjen për të përcaktuar shkakun e vdekjes së bebes.

E dyshuara është mbajtur në paraburgim. Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat