Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë ka prekur edhe familjen time

Amerika

Zuckerberg: Racizmi kundër aziatikëve në Amerikë ka prekur edhe familjen time

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:07
Mark Zuckerberg me gruan e tij

Ditë më parë janë vrarë tetë aziatiko-amerikanë në një qendër të masazhit në SHBA.

Personi që kishte vrarë tetë personat është arrestuar gjersa ka thënë se është i varur nga seksi.

Edhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, si shumë personalitete tjera, ka reaguar për këtë çështje.

Ai përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë një reagim të bashkëshortes së tij, e cila i përket komunitetit aziatik, dhe ka pohuar se racizmi është rritur edhe më tepër gjatë pandemisë.

“Racizmi kundër komunitetit aziatik për fat të keq nuk është i ri, por retorika rreth pandemisë e ka sjellë atë përsëri më shumë në fokus. E shoh që prek anëtarët e familjes time dhe shumë nga miqtë tanë. Të gjitha mesazhet e solidaritetit më sjellin pak shpresë dhe unë i vlerësoj të gjithë zërat tuaj që bëni të dëgjohen dhe të qëndrojnë me komunitetin dhe të flasin kundër urrejtjes”, ka shkruar ai.

Priscilla Chan, bashkëshortja e Zuckerbergut ka pohuar se “Urrejtja e lë secilin prej nesh më keq. Amerikano-aziatikët janë amerikanë që ndërtojnë pa u lodhur komunitetet tona dhe një të ardhme më të mirë. Ne nuk mund të anashkalojmë atë që ndodhi natën e kaluar në Atlanta. Përkundrazi, ne duhet të qëndrojmë së bashku dhe të sigurojmë që të gjithë të shihen dhe të jenë të sigurt”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat