Një burrë ther me thikë tetë persona në një lokal nargjileje në Detroit

Amerika

Një burrë ther me thikë tetë persona në një lokal nargjileje në Detroit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:00
Foto

Tetë persona të plagosur me thikë në rrahjen që filloi në një lokal nargjileve në Detroit.

Tetë persona u plagosën me thikë gjatë një sherri që filloi në një lokal dhe vazhdoi në parking të dielën herët në mëngjes, tha policia.

Rrahja ndodhi rreth orës 4:40 të mëngjesit të së dielës në Greenfield Road, raporton cnn.

Tetë personat që u plagosën u shtruan në një spital të qytetit, por asnjë nga plagët nuk ishte fatale, njoftoi policia.

Policia tha se u duk se një person hapi të shtëna, por askush nuk u qëllua në vend.

Ndryshe, ditë më parë në qytetin e Atlantas, një qytetar vrau tetë aziatiko-amerikan në qendra masazhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat