Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së

Amerika

Dhjetë të vrarë nga të shtënat në Kolorado të SHBA-së

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, në një supermarket në shtetin amerikan të Kolorados.

Policia arrestoi një të dyshuar, i cili ishte i plagosur.

Të shtënat u transmetuan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube.

Incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Policia paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën.

"Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni", tha policia.

Policia nuk bëri të ditura motivet e sulmit. Sulmi ndodhi pas më pak se një jave të një sulmi tjetër në qendra të masazhit në Atlanta, që la të vdekur tetë njerëz, përfshirë gjashtë gra aziatike. Një 21-vjeçar është akuzuar për ato vrasje./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat