Teksa pandemia vazhdon, njerëzit në plazhet e Miamit janë shfrenuar plotësisht – Qeveria vendos shtetrrethim

Amerika

Teksa pandemia vazhdon, njerëzit në plazhet e Miamit janë shfrenuar plotësisht – Qeveria vendos shtetrrethim

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:36
Nerëzit në plazhet e Miamit

Çfarë po ndodh në plazhet e Miamit, turma njerëzish që festojnë ‘të shfrenuar’ në rrugë. Qeveria vendos ‘shtetrrethim’.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA, pasi turma të mëdha  njerëzish u grumbulluan për të festuar për pushimeve pranverore, duke rrezikuar përhapjen në masë të Covid 19.

Qeveria ka njoftuar ndalimin e qarkullimit, në harkun kohor 20:00-06:00, të paktën deri në 12 prill. Po ashtu, është njoftuar se bizneset në zonën e plazhit duhet të mbyllen.

Kryebashkiaku i Miami Beach, Dan Gelber tha se mijëra turistë kanë sjellë “kaos dhe çrregullim” në qytet. “Ndihet si një koncert rok-u, nëse po vini këtu për t’u çmendur, shkoni diku tjetër“, tha Gelber.

Pushimi i pranverës është një periudhë pushimi për shkollat ​​dhe universitetet në SHBA që zakonisht zhvillohet në mars ose prill.

Mijëra turistë nga vendet e ftohtë lëvizin drejt Miamit dhe shteteve të tjera, me temperatura të larta.

Zyrtarët paralajmëruan turistët të “mbajnë përgjegjësi ose do të arrestohen”.

Megjithatë, gjatë fundjavës, zona e Miami Beach ishte e mbushur me njerëz që argëtoheshin, shumica prej të cilëve nuk mbanin maska ​​dhe nuk ruanin distancën fizike.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat