Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 110 vjetësh

Amerika

Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 110 vjetësh

Më: 25 mars 2021 Në ora: 07:27
Foto

Më 25 mars 1911, nga zjarri që ra në një fabrikë veshjesh në qytetin e New Yorkut, humbën jetën 146 punëtorë, shumica e të cilëve gra të reja imigrante.

Hetuesit e aksidentit zbuluan se pronari i fabrikës, kompania Triangle Shirtwaist, nuk kishte ndjekur rregullat themelore të qytetit për parandalimin e zjarreve.

Për më tepër kompania kishte mbyllur disa nga dyert e daljes për të ndalur punëtorët të vidhnin bluzat që prodhonin ose të merrnin pushime të shpeshta gjatë punës.

Hetimet zyrtare rezultuan në një ligj më të rreptë për sigurinë kundër zjarrit dhe në fond shtesë për vënien e tij në zbatim. Ndërtesa e fabrikës ndodhet edhe sot në afërsi të Washington Square Park në New York.

Në hyrje të parkut është vendosur një pllakë që u kujton vizitorëve viktimat e zjarrit. Ndër të tjera në të thuhet se “nga martirizimi i tyre rrjedh një koncept i ri i përgjegjësisë sociale dhe ligjet e punës, për t’i bërë kushtet e punës në Amerikë më të mirat në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat