New Yorku legalizon kanabisin

Amerika

New Yorku legalizon kanabisin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ligjvënësit dhe guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, arritën një marrëveshje për të legalizuar kanabisin rekreativ, duke hapur derën për një industri miliarda dollarëshe në këtë shtet amerikan.

Ndërsa legjislacioni do të marrë kohë deri në finalizim, media të shumta raportojnë se "Ligji i Kanabisit" ishte planifikuar të kalonte javën e ardhshme si pjesë e buxhetit të shtetit.

“Më në fund do të jemi në gjendje të themi se do të kemi një industri për kanabis që siguron njerëzit që blejnë produktin se po blejnë një produkt të ligjshëm nga kompanitë legjitime”, ka thënë senatori i shtetit Liz Krueger.

Ligji i ri, i cili do të zbatohet për banorët e New Yorkut mbi 21 vjeç, do ta bënte të ligjshëm blerjen dhe posedimin e deri në 3 gramë kanabis për përdorim personal, me barnatoret e licencuara që do të fillojnë shitjen e produktit në mënyrë të ligjshme që nga dhjetori 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat