Momenti kur rrufeja godet aeroplanin e pasagjerëve

Amerika

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin e pasagjerëve

Më: 26 mars 2021 Në ora: 00:46
Aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Panama City, ku një një aeroplan me 140 pasagjerë u godit nga rrufeja ndërsa përgatitej për të ateruar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte në rreth 9 mijë metra lartësi dhe po vinte për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.

Dhe pamjet dramatike të kapura nga kabina e pilotit tregojnë një rrufe të fuqishme që godet hundën e aeroplanit, ndërsa pilotët “lundrojnë” përmes një stuhie të vështirë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, pilotët janë kujdesur për zbritjen e pasagjerëve të frikësuar.

Gjithashtu, mediat raportojnë se nga goditja avioni nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Ndërkohë, personi që ka filmuar momentin e pazakontë ka theksuar se goditje të tilla ndodhin shpesh, por kjo është e veçantë pasi është filmuar nga kamerat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat