​Blinken: Vendimi për përfundimin e Rrjedhës Veriu 2 varet nga ata që e ndërtojnë

Amerika

​Blinken: Vendimi për përfundimin e Rrjedhës Veriu 2 varet nga ata që e ndërtojnë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:42
Sekretari i Shtetit Antony Blinken

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha sot se vendimi për përfundimin e tubacionit të gazit Rrjedha Veriu 2, do të varet nga ata që e ndërtojnë atë, pavarësisht nga kundërshtimi i Uashingtonit.

I pyetur nëse kishte ndonjë gjë që qeveria amerikane mund të bënte për të ndaluar furnizimin me gaz nga Rusia në Gjermani në këtë mënyrë, Blinken tha për CNN, se Shtetet e Bashkuara vetëm donin të sqaronin pozicionin e tyre mbi këtë çështje.

"Në fund, u takon atyre që po përpiqen të ndërtojnë tubacionin e gazit dhe ta përfundojnë atë. Ne thjesht donim të siguroheshim që pozicioni ynë, kundërshtimi ynë ndaj tubacionit, ishte i qartë," tha Blinken, transmeton Reuters.

Sidoqoftë, siç kujton agjencia britanike, Blinken deklaroi në fillim të kësaj jave se ai i tha kolegut të tij gjerman se sanksionet amerikane kundër Rrjedhës Veriu 2 ishin shumë të mundshme dhe se nuk kishte asnjë "paqartësi" në kundërshtimin amerikan për ndërtimin e tubacionit të gazit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat