Gruas së verbër iu refuzua 14 herë kërkesa për transport me Uber, gjykata urdhëron kompaninë ta dëmshpërblej me 1.1 milion dollarë

Amerika

Gruas së verbër iu refuzua 14 herë kërkesa për transport me Uber, gjykata urdhëron kompaninë ta dëmshpërblej me 1.1 milion dollarë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Kompania amerikane Uber është urdhëruar t’ia paguaj 1.1 milion dollar një gruaje të verbër, pasi kjo kompani transportuese kishte refuzuar 14 herë me radhë, që ta dërgoj në një destinacion të caktuar këtë grua.

Vendimi i marrë gjatë të enjtes, urdhëron Uber që t’i paguaj 1.1 milion dollarë Lisa Irwing, gruas së verbër nga San Francisco, për shkak të diskriminimit që i kanë bërë shoferët duke refuzuar ta dërgojnë në destinacionin e kërkuar për plotë 14 herë.

Gjithashtu janë hedhur poshtë argumentet, se Uber nuk është përgjegjës për diskriminim që shoferët mund ta kenë kryer, pasi ata thjesht janë vetëm shoferë, kurse kompania ka bërë të ditur se nuk është e kënaqur me vendimin.

Siç raporton BBC, Lisa Irwing, banore e San Franciscos, që është e verbër dhe gjatë ecjes ka me vete qenin që e shoqëron, kishte ngritur padi kundër Uberi gjatë vitit 2018 pasi që është refuzuar vozitja apo shoferët e Uberit e kanë keqtrajtuar, duke refuzuar ta dërgojnë në destinacion së bashku me qenin e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat