Sulm me armë në një festë: Tre të vrarë, 4 të plagosur

Amerika

Sulm me armë në një festë: Tre të vrarë, 4 të plagosur

Më: 3 prill 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pas disa të shtënash me armë zjarri gjatë natës në Wilmington të Karolinës së Veriut në një festë shtëpie në orët e para të së shtunës.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk është bërë e ditur, shprehet Lejtnanti Irving, okmandanti në departamentin e policisë në Wilmington.

Informacioni për njerëzit që u qëlluan nuk u publikua menjëherë ndërsa autoritetet kërkuan të njoftojnë anëtarët e familjes më parë.

Hetuesit po punojnë ende në skenën e krimit pranë rrugës Kidder dhe po përpiqen të identifikojnë të dyshuarit. Ende nuk ka asnjë person të identifikuar në paraburgim.

Policia lajmëron banorët aty pranë se nuk ka nevojë për panik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat