Rezultati i laboratorëve në Brazil: Vaksina kineze “Sinovac” 50.4 për qind efektive ndaj koronavirusit

Amerika

Rezultati i laboratorëve në Brazil: Vaksina kineze “Sinovac” 50.4 për qind efektive ndaj koronavirusit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Vaksina ndaj koronavirusit e zhvilluar nga firma Sinovac e Kinës është gjetur se është 50.4% efektive në provat klinike braziliane, sipas rezultateve të fundit të lëshuara nga studiuesit.

Rezultatet në klinikë tregojnë se vaksina është dukshëm më pak efektive sesa të dhënat e mëparshme të sugjeruara – që vështirësisht arrinin në 50 për qind efekasitet, shkruan BBC.

Vaksina kineze është një nga dy variantet, që qeveria braziliane ka vendosur të përdorë për vaksinimin e popullatës së Brazilit. Shteti i Brazilit ka qenë një nga vendet më të prekur nga Covid-19.

Sinovac, një kompani bio-farmaceutike me bazë në Pekin, qëndron pas Coronavac. Kjo vaksinë funksionon duke përdorur grimca virale të pafuqishme tashmë, duke rritur sistemin imunitar të trupit. Disa vende, përfshirë Indonezinë, Turqinë dhe Singaporin, kanë bërë porosi për vaksinën.

Javën e kaluar studiuesit në Institutin Butantan, që ka qenë duke kryer provat në Brazil, njoftuan se vaksina kishte një efikasitet prej 78% kundër rasteve “të lehta deri në të rënda” ndaj Covid-19.

Por të martën ata zbuluan se llogaritjet për këtë shifër nuk përfshinin të dhëna nga një grup i “infeksioneve shumë të lehta” midis atyre që morën vaksinën, gjë që nuk kërkonte ndihmë klinike. Me përfshirjen e këtyre të dhënave, shkalla e efikasitetit tani është 50.4%, thanë studiuesit.

Por Butantan theksoi se vaksina është 78% efektive në parandalimin e rasteve të lehta që kishin nevojë për trajtim dhe 100% efektive në largimin e rasteve të moderuara deri te ato serioze. Provat e Sinovac kanë dhënë rezultate të ndryshme në vende të ndryshme.

Muajin e kaluar studiuesit turq thanë se vaksina Sinovac ishte 91.25% efektive, ndërsa Indonezia, e cila zhvilloi programin e saj të vaksinimit masiv të mërkurën, tha se ishte 65.3% efektive. Të dyja ishin rezultate të ndërmjetme nga provat e fazës së vonë. Shifrat e fundit për vaksinat e koronavirusit të Kinës tregojnë se sa e vështirë është të krahasosh vaksinat.

Shifra e efektivitetit 50% nuk ​​është aq e mirë sa 70% e Oxfordit ose 95% e Pfizer dhe Modernas. Por, provat zhvillohen shumë ndryshe në vende të ndryshme – numri i vullnetarëve të regjistruar ndryshon shumë, ashtu si kriteret e përdorura për të provuar sesa mbrojtje ofrojnë vaksinat.

Një shifër për efikasitetin mund të arrihet duke parë sa njerëz kanë zhvilluar Covid pasi iu është bërë vaksina, krahasuar me sa u prekën kur iu dha një injeksion bedel. Normalisht, kjo bazohet tek njerëzit që shfaqin simptoma të dukshme, por në këtë provë braziliane, duket se gjithashtu janë përfshirë njerëz pa simptoma.

Në planin afatgjatë, shumë vaksina kundër Covid janë të nevojshme për të vaksinuar botën dhe, në mënyrë të pashmangshme, disa do të performojnë më mirë se të tjerat – por dhënia e një mbrojtjeje për sa më shumë njerëz në glob është përparësi kryesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat