Një ‘tornado me krimba’ u formua në SHBA, vendasit mbetën të ‘tmerruar’

Amerika

Një ‘tornado me krimba’ u formua në SHBA, vendasit mbetën të ‘tmerruar’

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një amerikane u përball me një formacion të çuditshëm të krimbave derisa po bënte një shëtitje në mëngjes, të enjten e kaluar.

Sipas medieve të huaja, qindra krimba ‘reflektuan’ me një formë të ngjashme me tornadon në sipërfaqen e një trotuari në Hoboken, New Jersey.

Tiffanie Fisher, një anëtare e këshillit lokal, ndau imazhet në mediet e saj sociale.

“Është diçka që unë nuk e kam parë kurrë”, shkroi ajo në Facebook si dhe në Twitter, derisa imazhet kanë tmerruar vendasit.

“Duket si një portal nga një film horror”, komentoi njëri në Facebook.

Eksperti i ekologjisë në Universitetin e Central Lancashire, Kevin Butt thotë se beson që kjo mund t’i atribuohet një kombinimi të shiut të rrëmbyeshëm dhe trotuareve me sipërfaqe të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat