Ukraina përplasje me Rusinë/ Biden: Amerikën e keni me vete

Amerika

Ukraina përplasje me Rusinë/ Biden: Amerikën e keni me vete

Më: 4 prill 2021 Në ora: 16:09
Joe Biden

Presidenti Joe Biden i ofRoi Ukrainës mbështetjen e palëkundur të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shfrytëzoi telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukranës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse.

Ata e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet tu japë zemër separatistëve që të zgjerojnë territorin e marre nën kontroll që në 2014.”Presidenti Biden riafirmojë mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Donbas dhe Krime,” thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Por të premten Kremlini u kundërpërgjigj me tone më kërcënuese duke thënë se Rusia mund të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë praninë e tyre pranë kufirit rus në përgjigje të situatës në Ukrainën lindore.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e akuzoi Ukrainën se po kryen “provokime të përsëritura” në rajon dhe tha se situata është “vërtetë e frikshme në vijën e kontaktit”.Më herët këtë javë, Rusia tha se shkallëzimi i tensioneve në Donbass mund “të shkatërrojë” Ukrainën dhe paralajmëroi kundër dislokimit të forcave të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat