​SHBA mbyll ish-njësinë sekrete të burgut në Guantanamo

Amerika

​SHBA mbyll ish-njësinë sekrete të burgut në Guantanamo

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Ushtria amerikane njoftoi të dielën se kishte mbyllur një ish-njësi të fshehtë burgu në një qendër paraburgimi në gjirin Guantanamo, ndërsa të burgosurit u transferuan në një objekt tjetër në një bazë të SHBA-së në Kubë.

Të burgosurit në të ashtuquajturin Kampi 7 u transferuan në një strukturë të vendosur afër dhe tani janë me të burgosurit e tjerë në bazë, tha ushtria, por nuk specifikoi numrin e të burgosurve të transferuar.

Zyrtarët amerikanë thanë më herët se kishte 14 burra në atë njësi, ndërsa ka një total prej 40 të burgosurish në Guantanamo.

Kampi 7 u hap në dhjetor 2006 për të burgosurit të mbajtur më parë në njësitë sekrete të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) ku ata iu nënshtruan teknikave të ashpra të marrjes në pyetje.

Presidenti Joseph Biden ka në plan të mbyllë Guantamanon, por kjo do të kërkojë pëlqimin e Kongresit për shkak të zhvendosjes së disa të burgosurve në Shtetet e Bashkuara për gjykim ose vuajtje të mëtejshme të dënimeve me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat