Covid: Brazili regjistron më shumë se 4 mijë vdekje në 24 orët e fundit

Amerika

Covid: Brazili regjistron më shumë se 4 mijë vdekje në 24 orët e fundit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë vdekje për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Besohet se në vend është duke qarkulluar një variant më ngjitës i koronavirusit.

Spitalet janë të stërmbushura, njerëzit janë duke vdekur edhe përderisa presin për trajtim dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend tani është pothuajse 337,000, i dyti pas SHBA-ve.

Përkundër numrit të madh të infektimeve dhe vdekjeve, Presidenti Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale në gjykata.

Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milion raste të koronavirusit, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 66,570 njerëz vdiqën me Covid-19 në mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat