​Administrata e Biden po rinovon ndihmën për palestinezët

Amerika

​Administrata e Biden po rinovon ndihmën për palestinezët

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:08
Joe Biden

Administrata e presidentit të SHBA-së Joseph Biden ka në plan të dërgojë një paketë me rreth 150 milionë dollarë ndihmë për palestinezët, duke rinovuar një pjesë të ndihmës që u ndërpre nga ish-presidenti Donald Trump.

Departamenti i Shtetit pritet të njoftojë sot se do të dërgojë ndihmë, kryesisht përmes Agjencisë së Ndihmës dhe Punëve të Kombeve të Bashkuara për Palestinezët (UNWRA).

Kjo si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Palestinë, të cilat dështuan gjatë mandatit të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump, raporton Reuters.

Administrata Joe Biden e ka bërë të qartë se synon të tërheqë pjesë të qasjes së Trump që palestinezët i konsiderojnë të njëanshme në favor të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat