Sao Paulo dhe Rio de Janeiro lehtësojnë masat e kufizuese pavarësisht vdekjeve nga COVID-19

Amerika

Sao Paulo dhe Rio de Janeiro lehtësojnë masat e kufizuese pavarësisht vdekjeve nga COVID-19

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:22
Sao Paulo

Shteti i Sao Paulos në Brazil dhe qyteti i Rio de Janeiros janë duke i lehtësuar kufizimet që i kishin të vendosura, edhe pse numri i të vdekure nga COVID-19 në këto pjesë, është në rritje gjatë tërë kohës.

Sao Paulo do t’i lejojë klientët të marrin ushqim nga baret dhe restorantet duke filluar nga e hëna, ndërsa lojërat sportive do të lejohen të mbahen, por pa publik, së bashku me një sërë aktivitetesh të tjera specifike, tha zëvendës-guvernatori Rodrigo Garcia para gazetarëve.

Në qytetin e Rio de Janeiro, zyrtarët kanë larguar disa masa të kufizimit të cilat ishin të vendosura në fund të marsit. Baret, restorantet dhe qendrat tregtare mund të rifillojnë shërbimet, megjithëse plazhet dhe parqet mbeten të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Brazili të enjten shënoi 4,249 raste të vdekjeve nga koronavirusi, 1,500 raste ishin shënuar në Rio de Janeiro dhe Sao Paulo, këto raste janë rekorde të vdekjeve që janë shënuar brenda 24 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat