Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë

Amerika

Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:15
Roberta Jacobson

Roberta Jacobson, e dërguara speciale e presidentit Joe Biden për çështjet e kufirit, i cili ka parë një rritje të ndjeshme të numrit të migrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 100 ditësh punë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Jacobson, një ish-ambasadore e SHBA në Meksikë dhe një diplomate shumë e respektuar karriere, tha në një intervistë se ajo gjithmonë kishte synuar të shërbente për 100 ditë dhe se ajo mendon se mund të largohet pasi administrata e Biden ka formuar ekipe për të punuar në çështjen e migracionit.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris u caktua kohët e fundit nga Biden për të mbikëqyrur diplomacinë me vende si Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.

“Nuk ishte kurrë qëllimi im të kthehem në qeveri”, tha Jacobson për ”Los Angeles Times”.

Ajo u tërhoq më 5 maj 2018, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjes me presidentin e atëhershëm Donald Trump.

“Por, ndonjëherë ju merrni telefonatën që nuk mund t’i refuzoni”, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat