Kryente marrëdhënie intime me nxënësin e saj 16 – vjeçar, arrestohet mësuesja në SHBA

Amerika

Kryente marrëdhënie intime me nxënësin e saj 16 – vjeçar, arrestohet mësuesja në SHBA

Më: 11 prill 2021 Në ora: 07:01
Kimberly Wellman-Rich, Jeffrey Rich

Një mësuese e fëmijëve me nevoja të veçanta në SHBA, është arrestuar pasi akuzohet se i ka dhënë drogë e pije alkoolike një adoleshenti të virgjër, dhe më pas bëri seks me të në ditëlindjen e tij të 16-të.

36 vjeçarja Kimberly Wellman-Rich, është akuzuar tashmë për përdhunim të të riut, i cili po jetonte me të dhe bashkëshortin e saj gushtin e vitit të kaluar. Ndërsa Jeffrey Rich, 35 vjeç, gjithashtu u arrestua pasi ishte në dijeni të abuzimit dhe nuk e raportoi atë te autoritetet.

Në dokumentet e policisë së New Orleans thuhej se çifti kishin tymosur marijuanë dhe konsumuar pije alkoolike me adoleshentin.

Ky i fundit tha se eksperienca e tij e parë seksuale u bë me mësuesen Wellman-Rich, në ditën e ditëlindjes së tij. Më pas thuhet se mësuesja kishte bërë seks me të disa herë të tjera, kryesisht në divanin e shtëpisë, por gjithashtu në krevat dhe në dhomën e miqve.

Gjatë disa prej incidenteve seksuale, bashkëshorti i mësueses, Jeffrey Rich gjendej në shtëpi, në një tjetër dhomë. Sipas raportimeve, më 15 janar mësuesja e mori nxënësin në një udhëtim në New Orleans me shoqet e saj, dhe më pas i kishte kërkuar atyre të dilnin nga dhoma e hotelit që ata të bënin seks.

Kur ata ishin kthyer në shtëpinë e Wellman-Rich, adoleshenti i tha policisë se ishte konfrontuar me bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit i kishte kërkuar të riut që të mbante sekret marrëdhëniet intime me të shoqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat