SHBA-ja ka administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Amerika

SHBA-ja ka administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:06
Foto Ilustrim

SHBA-ja ka administruar më shumë se 187 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit, si dhe ka shpërndarë deri më tani 237 milionë sosh, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas medieve të huaja, agjencia tha se 119 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë, derisa 72 milionë janë injektuar plotësisht.

Bazuar në të dhënat e agjencisë, rreth shtatë milionë doza të vaksinave janë administruar në ambientet e kujdesit afatgjatë.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia, dhe deri më tani ka regjistruar 31.1 milionë raste si dhe 562 mijë viktima.

Pas SHBA-së vjen India me rreth 13.5 milionë infeksione të regjistruara, pasuar me Brazilin i cili ka raportuar 13.4 milionë të prekur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat