Aktori dhe producenti amerikan arrestohet në Kroaci

Amerika

Aktori dhe producenti amerikan arrestohet në Kroaci

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:22
Don Victor Sisternino

Aktori dhe producenti amerikan Don Victor Sisternino është arrestuar në në kufirin kroat, ndërsa ishte nisur për në Slloveni.

Sisternino akuzohet për përvetësimin e një huaje shtetërore prej 7.2 milion dollarësh që kompania e tij mori vitin e kaluar sipas një ligji për të mbështetur sipërmarrësit e prekur nga pandemia.

Sipas aktakuzës së ngritur kundër tij nga zyra e prokurorit të Orlandos, Sisternino shpenzoi paratë, të cilat i mori për mashtrim sepse ai rriti fiktivisht numrin e punonjësve të kompanisë së tij.

“Kisha frikë se administrata e presidentit të ri Joe Biden do të më persekutonte për këtë mënyrë të të bërit biznes dhe një biznes i tillë u lejua gjatë administratës së Donald Trump. Prandaj, pas zgjedhjeve në SHBA, vendosa të ikja në Evropë dhe të kërkoja azil. Doja që të kërkoja azil politik në Kroaci” ka thënë Sisternino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat