Biden: Koha t’i japim fund luftës më të gjatë të Amerikës

Amerika

Biden: Koha t’i japim fund luftës më të gjatë të Amerikës

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:59
Joe Biden

Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës dhe të sjellim trupat amerikane sërish në shtëpi, tha presidenti i SHBA-së, Joe Biden përpara fjalimit të tij të shumëpritur për Afganistanin.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim qeverinë afgane, por nuk do të qëndrojmë të angazhuar ushtarakisht në Afganistan”, pritet të deklarojë Biden, sipas ekstrakteve të fjalimit të tij të shpërndarë në shtyp, raporton ATSh.

Ai pritet, gjithashtu, të njoftojë largimin e të gjithë ushtarëve amerikanë nga Afganistani deri më 11 shtator.

Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA, që provokuan edhe ndërhyrjen ushtarake amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat