Fundi i një epoke në Kubë, tërhiqet Raul Castro

Amerika

Fundi i një epoke në Kubë, tërhiqet Raul Castro

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:58
Raul Castro

Lideri i kahershëm, Raul Castro, ka njoftuar të premten tërheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste të Kubës, duke i dhënë fund epokës së udhëheqjes formale të vendit nga ai dhe vëllai i tij, Fidel Castro, që nga revolucioni i 1959-s.

Castro e bëri të ditur tërheqjen gjatë një fjalimi në hapje të kongresit të tetë të partisë së tij, njëherësh të vetmes së lejuar në ishull.

Megjithatë, ai nuk ka treguar se kë do ta mbështesë për pasues të tijin si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste.

Por më herët kishte lënë të kuptohej se e favorizon bartjen e kontrollit tek Miguel Diaz-Canel, i cili e trashëgoi atë në postin e presidentit më 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat