Kanadaja ashpërson dhe zgjat kufizimet përballë pandemisë

Amerika

Kanadaja ashpërson dhe zgjat kufizimet përballë pandemisë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:17
Doug Ford

Ontario, rajoni më i populluar i Kanadasë, ashpërsoi dhe zgjati kufizimin për të frenuar pandeminë duke mbylluar në mënyrë të veçantë kufijtë dhe lëvizjet jo thelbësore, njoftoi kryeministri, Doug Ford.

Rajoni kanadez prej 14 milionë banorësh regjistroi dje 4 812 raste të reja me COVID-19, regjistruar asnjëherë më parë që prej fillimit të pandemisë dhe 25 të vdekur.

“Ne po humbim betejën e vazhdueshme mes varianteve dhe vaksinave”, theksoi Doug Ford në një konferencë shtypi.

“Ritmi i dërgesave të vaksinave nuk ecën me transmetimin e varianteve të reja”, shtoi ai.

“Por, (…) ne mund ta ndryshojmë këtë. Ne jemi në tokë, por nuk ka mbaruar”, shtoi ai duke zgjatur me dy javë kufizimin në fuqi që prej 8 prillit deri më 19 maj, shoqëruar me një shtetasit e Ontarios të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja thelbësore.

Policia do të përgjigjet për kundërvajtësit duke vendosur një gjobë prej 750 dollarësh kanadezë (500 euro).

Qeveria po mbyll gjithashtu kantieret jo thelbësore të ndërtimit duke kufizuar grumbullimet në ambientet e jashtme vetëm për anëtarët e familjes dhe një person tjetër, duke ndaluar sportet në natyrë si golf apo basketboll.

Ajo ka kufizuar gjithashtu me 25% kapacitetin e pritjes për bizneset thelbësore, të tilla si farmacitë ose supermarketet, si dhe në 10 persona martesat, funeralet apo ceremonitë fetare.

Kufijtë ndërkrahinorë me Quebecun dhe Manitoban do të jenë të mbyllura për udhëtimet jo-thelbësore nga e hëna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat