Përballje e armatosur në një kafene në Wisconsin: Tre të vdekur dhe dy të plagosur

Amerika

Përballje e armatosur në një kafene në Wisconsin: Tre të vdekur dhe dy të plagosur

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:17
Foto

Tre njerëz u vranë dhe dy u plagosën rëndë në një përplasje të armatosur në një kafene në shtetin federal amerikan të Wisconsit.

I dyshuari për sulmin në tavernë në fshatin Somers në rrethin Kenosha, ende nuk është arrestuar.

Autoritetet besojnë se sulmi është një “incident i izoluar” dhe se qytetarët nuk janë në rrezik, raporton washingtonpost.

Policia ende po përcakton identitetin e të vdekurve. Incidenti i mbrëmjes së sotme është i fundit në një seri sulmesh të ngjashme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë vrasjen e tetë njerëzve në magazinën e FedEx në Indianapolis.

Në mars, katër njerëz u vranë në një zyrë në Kaliforni, në zonën më të madhe të Atlantës, në Georgia, tetë njerëz u vranë në sallonet e masazhit, ndërsa në shtetin federal të Kolorados, dhjetë njerëz u vranë në një sulm të armatosur në një dyqan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat