Ivanka Trump merr vaksinën kundër Coronavirusit, fton edhe të tjerët që ta bëjnë

Amerika

Ivanka Trump merr vaksinën kundër Coronavirusit, fton edhe të tjerët që ta bëjnë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë javës e ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin që njerëzit të vaksinohen.

“Sot, e mora vaksinën! Shpresoj që ta bëni edhe ju!”, ka shkruar Ivanka që më pas e ka falënderuar infermieren që ia ka dhënë.

Dhe derisa shumëkush e ka uruar, ka pasur edhe shumë të tjerë që e kanë kritikuar lidhur me politikat e babait të saj gjatë periudhës së pandemisë.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar edhe komentet refuzuese, të atyre që nuk duan ta marrin vaksinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat