Vdes gruaja më e moshuar në SHBA: Ka lënë pas vetës 280 pasardhës

Amerika

Vdes gruaja më e moshuar në SHBA: Ka lënë pas vetës 280 pasardhës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:51
Hester Ford

Amerikania më e vjetër, Hester Ford, u nda nga jeta të shtunën në moshën 116 vjeçare, duke lënë pas shumë pasardhës, përfshirë rreth njëqind stërnipër e mbesa.

Edhe pse është e pasigurt nëse ajo ka lindur në vitin 1905 apo 1904, Hester Fordin e njohu Gerontology Research Group në vitin 2019 si amerikania më e moshuar.

Image

Afrikano-amerikania ka lindur në Karolinën e Jugut dhe është rritur në një fermë ku ka punuar në një fushë pambuku, pas së cilës punoi si dado.

“Ajo përfaqësoi përparimin e familjes tonë, por edhe përparimin e afrikano-amerikanëve dhe kulturës së tyre në vendin tonë. Ajo na kujtoi rrugën që kemi përshkuar si komb”, njoftoi familja.

Ajo lindi rreth dyzet vjet pas heqjes së skllavërisë dhe përjetoi ndarjen, e cila përfundoi vetëm në vitet 1960, raporton charlotteobserver.

Ajo gjithashtu mbijetoi pandeminë e gripit spanjoll. Ajo kishte më shumë se 280 pasardhës: 12 fëmijë, 48 nipër e mbesa, rreth njëqind stërnipër e mbesa.

Ajo vdiq në shtëpi, me familjen e saj. Shkaku i vdekjes nuk dihet. Gruaja më e vjetër japoneze në botë është Kane Tanaka e cila është 118 vjeç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat