Mjeku ligjor: Oficeri i policisë së Kapitolit vdiq nga shkaqe natyrore

Amerika

Mjeku ligjor: Oficeri i policisë së Kapitolit vdiq nga shkaqe natyrore

Më: 20 prill 2021 Në ora: 06:57
Brian Sicknick

Kreu i Mjekësisë Ligjore të kryeqytetit amerikan, Uashingtonit, arriti në përfundimin se Oficeri i Policisë së Kapitolit Brian Sicknick kishte patur dy goditje në tru dhe vdiq nga shkaqe natyrore, pasi u përplas me një turmë mbështetësish të ish-Presidentit Donald Trump në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.

Zyra e mjekut ligjor tha të hënën se shkaqet e vdekjes së oficerit 42-vjeçar ishin natyrore pasi ai pësoi një goditje në tru. Ai vdiq një ditë pas dhunës së 6 janarit.

Përfundimet lënë të kuptohet se do të jetë e vështirë për prokurorët federalë të ngrenë akuza për vrasje në lidhje me vdekjen e zotit Sicknick.

Dy persona George Tanios dhe Julian Khater, po përballen me akuza se sulmuan tre oficerë policie, përfshirë zotin Sicknick, duke i spërkatur me një irritues kimik më 6 Janar.

Washington Post njoftoi fillimisht për vendimin e mjekut ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat