Tre muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, CNN zbulon çfarë ndodh me anëtarët e familjes Trump

Amerika

Tre muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, CNN zbulon çfarë ndodh me anëtarët e familjes Trump

Më: 30 prill 2021 Në ora: 21:24
Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump dhe familja e tij, kanë mbajtur një profil të ulët publik pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo ka ardhur si pasojë e një sërë faktorëve por kryesisht falë largimit të miliarderit nga platformat e mediave sociale.

74-vjeçari ka reaguar për disa çështje kyçe si emigrimi apo koronavirusi, megjithatë jeta e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach është “shumë si ajo e shumë pensionistëve të pasur të Florida të Jugut”, sipas raporteve të fundit nga CNN.

CNN shkruan se ditët e tij përfshijnë raunde të rregullta golfi, dreka të qeta dhe takime me ligjvënës, me të cilët diskuton mundësinë e rikthimit në politikë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat