Florida miraton ligjin që pamundëson bllokimin e politikanëve

Amerika

Florida miraton ligjin që pamundëson bllokimin e politikanëve

Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:20
Që prej largimit nga Washingtoni, Trumpi ka kaluar shumë kohë në Florida

Një ligj kundërthënës që mund t’ua pamundësojë kompanive teknologjike që t’i bllokojnë politikanët nga platformat e tyre është miratuar nga të dyja dhomat e legjislaturës së Floridas në Shtetet e Bashkuara.

Ligji tani pritet të nënshkruhet nga aleati i ish-presidentit Donald Trump, guvernatori Ron DeSantis.

Ligji i ri lejon platformat që t’i suspendojnë llogaritë e politikanëve, mirëpo vetëm për 14 ditë mund të gjobiten deri në 250 mijë dollarë për shkeljen e kësaj pike të ligjit.

Donald Trumpi është bllokuar nga Twitteri, Facebooku dhe YouTube, pas kaosit në Washington gjatë muajit janar.

Që prej largimit nga Washingtoni, Trumpi ka kaluar shumë kohë në Florida dhe besohet se është i afërt me guvernatorin e këtij shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat