Fauci rekomandon një kufizim disa javor në Indi

Amerika

Fauci rekomandon një kufizim disa javor në Indi

Më: 2 maj 2021 Në ora: 01:00
Anthony Fauci

India duhet të vendosë një kufizim disa javor për të frenuar epideminë shkatërruese të COVID-19, deklaroi këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci, në një intervistë për shtypin indian.

Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi është treguar e rezervuar në vendosjen e një kufizimi tjetër në nivel kombëtar, pas vendosjes së kësaj mase një vit më par, që goditi rëndë ekonominë e vendit.

“Mendos se më e rëndësishmja tani është marrja e oksigjenit, e furnizimeve, e medikamenteve”, deklaroi Fauci në një intervistë të publikuar nga e përditshmja indiane, Indian Express, insistant mbi nevojë e menjëhershme të vendosjes së një kufizimi.

Kjo masë nuk duhet të zgjasë domosdoshmërisht gjashtë muaj, por ajo duhet të jetë e përkohshme për t’i dhënë fund ciklit të transmetimit”, nënvizoi imunologu amerikan.

“Askush nuk dëshiron të shikojë një vend të jetë i kufizuar (…) por, nëse e bëni vetëm për disa javë, ju mund të keni një impakt domethënës në dinamikën e epidemisë”, shtoi ai.

Në nivel kombëtar, India ka regjistruar më shumë se 400 000 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke u bërë vendi i parë që arrin një bilanc të tillë në 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat