Biden bëri atë që Trump nuk arriti ta bënte kurrë - dhe ne po i bashkohemi

Amerika

Biden bëri atë që Trump nuk arriti ta bënte kurrë - dhe ne po i bashkohemi

Nga: Gabor Steingart, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:52
Xi Jinping

Trump u largua, por politikat e tij anti-Kinë po lulëzon. Në këtë aspekt, Joe Biden është një pasardhës që tejkalon paraardhësin e tij, për sa i përket efikasitetit dhe qëndrueshmërisë. Ai ka sukses në atë që Trump, kurrë nuk mund ta arrinte: Evropianët janë shndrruar nga spektatorë në partnerë. Një front i bashkuar perëndimor kundër Mbretërisë së Mesme, po shfaqet në horizont.

1. Komisioni i BE sot dëshiron të paraqesë një projekt-ligj që ndalon blerjet e kompanive nga kinezët sa herë që blerësit përfitojnë nga subvencionet e padrejta që i bënë vendi i tyre i lindjes Kina. Kjo është hera e parë që instrumenti qendror i ekonomisë së planifikuar komuniste – i quajtur krijimi i kampionëve ndërkombëtarë - adresohet hapur.

2. Italia kaloi nga një politikë ekstreme pro-kineze në kampin e kundërshtarit të Kinës. Në fillim të Marsit, negociatat me Kinën që supozohej të çonin në gëlltitjen e prodhuesit të kamionëve Iveco u ndërprenë. Kryeministri Mario Draghi kërcënoi me veton e tij.

Merkel denoncon situatën e të drejtave të njeriut

3. Konsultimet e gjashta të qeverisë gjermano-kineze që u zhvilluan javën e kaluar u shënuan gjithashtu nga tensionet. Situata e të drejtave të njeriut u adresua qartë nga Merkel. "Kina dhe Gjermania kanë pikëpamje të ndryshme për disa çështje, ky është një fakt", më në fund iu desh Kryeministri kinez Li Keqiang t'i pranonte këtë Merkelit.

4. Në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të G7 në Londër , sipas Ministrit Federal të Jashtëm Heiko Maas, u ra dakord për një strategji më të ashpër ndaj Kinës: Parulla e vjetër "industria e eksportit në plan të parë" nuk vlen më: "Janë interesat ekonomike kudo, por çështja e të të drejtave të njeriut dhe liritë civile, duhet të jenë më të mëdha dhe më të rëndësishme, prandaj këtyre gjërave duhet t´u kushtojmë hapësirë më të gjërë, ​​kur bëhet fjalë për Kinën“.

Ambiciet gjeostrategjike të zgjerimit të ndikimit kinez, nuk do të nxiten nga mosveprimi ynë. Maas: "Ne duam ta kundërshtojmë këtë."

BE vendos sanksione kundër Kinës

5. Një konflikt që ziente për një kohë të gjatë u përshkallëzua në Francë: ambasada kineze në Paris kishte reaguar ndaj një studiuesi francez në Twitter, duke e përshkruar atë si antikinez dhe e kishte quajtur si një „mashtrues të vogël“.

Franca kishte reaguar dhe e kishte thirrur gjithashtu ambasadorin kinez në shqyrtim. Deri më sot, ambasadori nuk e ka ndjekur këtë kërkesë, me arsyetimin e „termineve të ngjeshura“.

6. Gjithashtu në fund të Marsit, BE aprovoi sanksionet kundër Republikës Popullore, për herë të parë në 30 vjet. Rasti është shtypja e dhunshme e ujgurëve, një pakicë myslimane, të afërmit e të cilëve janë burgosur në kampe riedukimi në rajonin e Xinjiang.

7. Kina u përgjigj duke vendosur gjithashtu sanksione ndaj BE-së. Si rezultat i këtyre tensioneve, ratifikimi i marrëveshjes së planifikuar të investimeve midis BE dhe Kinës u ngri për kohë të pacaktuar.

Bashkimin e evropianëve SHBA: Zyrtari amerikan e çmon

Përfundim: Këtu, po ngjan diçka që kurrë nuk përkiste kaq ngushtë dhe po shkon drejt afrimit. " Bloomberg " citon një zyrtar nga administrata Biden, i cili e vlerësoi dhe e çmoi largimin e Evropianëve nga Kina.

Një "zhvillim i vërtetë" kishte ndodhur atje, veçanërisht në Gjermani, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat