John Kerry kritik ndaj optimizmit për teknologjinë e pastër

Amerika

John Kerry kritik ndaj optimizmit për teknologjinë e pastër

Më: 16 maj 2021 Në ora: 22:44
John Kerry

I dërguari i Posaçëm i Presidencës së Shteteve të Bashkuara për klimën, John Kerry, është tallur me një  deklaratë në të cilën thuhet se teknologjitë që nuk ekzistojnë ende, do të luajnë një rol të madh në stabilizimin e klimës.

Duke folur për emisionin e Andreë Marr në BBC, ai ka thënë se SHBA-ja po drejtojn botën në ndryshimin e klimës, duke hequr me shpejtësi stacionet e energjisë me qymyr.

Ky zyrtar, njëherësh hodhi poshtë një sugjerim i cili thoshte se amerikanët duhet të ndryshojnë modelet e tyre të konsumit, duke ngrënë më pak mish.

E lidhur me këtë ‘kërkesë’, ai i është drejtuar masës duke u thënë  “Ju nuk duhet të hiqni dorë nga cilësia e jetës, për të arritur disa nga gjërat që duam të arrijmë”.

“Më është thënë nga shkencëtarët se 50% e reduktimeve që duhet të bëjmë (për të arritur deri në pothuajse zero emetime) deri në vitin 2050 ose 2045, do të vijnë nga teknologjitë që nuk i kemi ende”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat