​Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në ShBA, izolohet zona

Amerika

​Të shtëna me armë pranë bazës ushtarake në ShBA, izolohet zona

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një baze ushtarake në San Antonio të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u dha nga vetë faqja zyrtare e bazës së “Lackland” pa dhënë detaje të mëtejshme për ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që e gjithë zona përreth ndërtesës ushtarake është izoluar totalisht, shkruan A2.

Sipas mediave amerikane incidenti ndodhi shumë pranë dyerve të bazës dhe policia ka nisur kërkimet për gjetjen e personave përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat