Qyteti i Nju Jorkut, planifikon mega-koncert për të festuar rihapjen mbas kufizimesh të pandemisë

Amerika

Qyteti i Nju Jorkut, planifikon mega-koncert për të festuar rihapjen mbas kufizimesh të pandemisë

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 10 qershor 2021 Në ora: 16:42
Bill de Blasio

Qyteti i New York-ut po planifikon një mega-koncert në Central Park për të festuar rihapjen e qytetit pas më shumë se një viti bllokimesh dhe kufizimesh mes pandemisë COVID-19.

New York Times raportoi se koncerti - spektakël, është  planifikuar paraprakisht për në 21 Gusht, dhe është planifikuar të zgjasë tre orë, me një pjesëmarrje deri në 60,000 të pranishëm, përveç një audience televizive në mbarë botën.

Koncerti "Java e kthimit në shtëpi" siç mendojnë ta titullojnë organizatorët do të zhvillohet në “Lëndinën e Madhe” – “Great Lawn” në Central Park.

Biletat për koncertin e pare masivë thanë organizatorët, se do të jenë falas, përveçse disa ulëseve të personaliteteve – VIP që do të jenë me ftesa.

Për më tepër, zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, në ikje, Bill de Blasio, tha se do të ketë seksione të vaksinuara dhe të pavaksinuara, megjithëse rreth 70 për qind e biletave do të shpërndahen tek ata që vaksinohen, raportoi New York Times.

De Blasio ka sqaruar nëpërmjet një konference shtypi,  se “koncerti do të jetë pjesë e një serë aktivitetesh që do ti kushtohen hapjes së qytetit, normalizimit të jetës në New York, të ashtuquajtur “Vera Njujorkeze”, me titullin : "Java e kthimit në shtëpi" për të treguar se qyteti po rikuperohet nga pandemia,”

Në ndërkohë që java e veprimtarive "Java e kthimit në shtëpi" është parë si një festë për banorët e turistët e New York City, : "Ky koncert do të jetë, nga ato që përjetojmë vetëm një herë në jetë," tha de Blasio, sipas Times. "Do të jetë një javë e mahnitshme e qytetit të New Yorkut. E gjithë java do të jetë si kur një gjë që se keni parë ndonjëherë më parë në New York City. ”

Për të vënë në skenë veprimtaritë "Java e kthimit në shtëpi" kryebashkiaku i New Yorkut,Bill de Blasio ka përzgjedhur producentin, ikonën e “prodhimeve” artistike dhe industrisë muzikore Davis Clive, sipas shtypit njujorkez.

"Java e kthimit në shtëpi" nuk ka konfirmuar ende artistët pjesëmarrës që do preformojnë, por Davis Clive, 89 vjeç, banorë i qytetit Brooklyn, tha se ai dëshiron të shohë tetë yje "ikonikë" të performojnë në koncert, pa dhënë emrin e ndonjërit prej tyre.

Shtypi njujorkez, shkruan se koncerti "Java e kthimit në shtëpi" në New York, do të jetë një javë domethënëse në rimëkëmbjen të qytetit, pasi një vit më parë, pandemia u shfaq si një epiqendër e virusit COVID-19, qysh në ditët e para të pandemisë.

Më 1 qershor, qyteti nuk regjistroi vdekje të reja nga COVID-19 dhe rezultoi me shkallën më të ulët të rasteve të koronavirusit, me 0.83 për qind.

Shteti i Nju Jorkut ka ecurinë më të mirë për të vaksinuar banorët e tij. Që nga nisja e vaksinimit masivë, shtypi thotë më shumë se 66 për qind e popullsisë së përgjithshme të shtetit kishin marrë të paktën një dozë vaksine, sipas “gjurmuesit” të vaksinave COVID-19 të shtetit.

Shteti i Nju Jorkut, është i pari në SHBA, që ka vendosur të jap një pasaportë vaksine vullnetare, të quajtur Excelsior Pass.

Që nga java e fundit e majit, afërsisht 1.1 milion pasaporta vaksine “Excelsior Pass” ishin lëshuar që nga fillimi i programit në mars.

Image
Njoftimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat