ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë

Amerika

ShBA: Punonjësve federalë nuk u kërkohet të vaksinohen para kthimit në zyrë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Punonjësit e qeverisë federale në ShBA nuk janë të detyruar të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 para se të ktehen në zyrë, sipas udhëzimeve të administratës Biden të publikuara të enjten.

Udhëzimi thotë që agjencitë federale duhet të bazojnë planet e tyre për rihapje mbi përqindjen e punonjësve që janë vaksinuar, por shton se zbulimi i statusit të vaksinimit bëhet në baza vullnetare.

Udhëzimi u kërkon agjencive të krijojn lehtësira për disa punonjës, përfshirë punën nga shtëpia dhe angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës.

Rreth 60 për qind e 4 milionë punonjësve federalë kanë punuar nga shtëpia gjatë pandemisë, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Agjencive u kërkohet që deri në javën e ardhshme të paraqesin planet e tyre për rihapje, ndërsa ato duhet të jenë të gatshme për zbatimin e planit deri më 19 korrik.

Sipas udhëzimit, “mënyra e funksionimit të agjencive pas pandemisë mund të ketë ndryshime domethënëse krahasuar me gjendjen para-pandemike”./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat