Akuza për përfshirje në sulmin në Kapitol ndaj anëtarëve të grupit “Three Percenters”

Amerika

Akuza për përfshirje në sulmin në Kapitol ndaj anëtarëve të grupit “Three Percenters”

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 06:41
Ilustrim

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza ndaj gjashtë anëtarëve të grupit të ekstremit të djathtë “Three Percenters” (Tre përqindëshi) për komplot për të sulmuar Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar, thuhet në një padi të publikuar të enjten nga gjykata federale në Uashington.

Prokurorët federalë më parë kanë ngritur akuza të ngjashme komploti ndaj anëtarëve të dy grupeve të tjera të krahut të djathtë, “The Oath Keepers” dhe “The Proud Boys”. Këto raste në pritje janë ndër më të mëdhatë dhe më komplekset nga afërsisht 500 padi të tjera të përgatitura nga Departamenti i Drejtësisë që nga sulmi vdekjeprurës i mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump ndaj Kapitolit. Gjashtë burra, të gjithë nga Kalifornia, u përmendën në aktakuzë: Alan Hostetter, Russell Taylor, Eric Scott Warner, Felipe Antonio "Tony" Martinez, Derek Kinnison dhe Ronald Mele. Sipas aktakuzës, Hostetter në vitin 2020 themeloi grupin e quajtur “American Phoenix Project” që protestonte ndaj kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në aktakuzë thuhet se ky grup u bë një platformë që promovonte idenë për dhunë kundër udhëheqësve të qeverisë.

Hostetter dhe Taylor ishin shfaqur me Roger Stone, një mik i vjetër dhe këshilltar i Presidentit Trump, përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara në një protestë mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, një ditë para trazirave të Kapitolit. Presidenti Trump e fali zotin Stone në dhjetor, duke i fshirë dënimin që rezultoi nga një hetim federal që dokumentoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.

Një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin, ndërpreu çertifikimin zyrtar nga Kongresi të fitores së Presidentit Joe Biden, u përlesh me një forcë të mbingarkuar policie dhe zaptoi Dhomën e Përfaqësuesve dhe sallën e Senatit. Pesë persona vdiqën gjatë këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat