Vajza publikon videon tronditëse, pasi bashkë me të dashurin vrau babain e saj

Amerika

Vajza publikon videon tronditëse, pasi bashkë me të dashurin vrau babain e saj

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:07
Pamje nga video

Një video e publikuar nga autoritetet e Las Vegasit, me protagonist një 18 vjeçar dhe të dashurën e tij 16 vjeçare, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të kësaj të fundit dhe copëtimin e trupit të tij, ka shkaktuar tronditje.

Video e zbuluar nga policia tregon dy adoleshentët, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth, duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen. Sipas New York Post, video u xhirua ndërsa çifti ishte ende duke u fshehur nga autoritetet, tre ditë pas vrasjes së Daniel Halchet në shtëpinë e tij prillin e kaluar.

“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tamerretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.

“Mos e thuaj këtë para kamerës”, thotë Halseth, e cila duket se po argëtohet me guximin e të dashurit të saj. ” Ia vlente” shton ai dhe e ledhaton atë me butësi dhe të dy shpërthejnë në të qeshura.

Në një moment, i riu bën shaka se ai po e mbyt vajzën dhe shtiret sikur po e mbyste. Pastaj vijnë edhe më shumë të qeshura dhe butësi. Skena është e tmerrshme kur mendon se këta dy fëmijë  kanë kryer vrasjen e babait të vajzës, i cili ishte kundër lidhjes së tyre.

Sipas Daily Mail, policia arrestoi adoleshentët në Salt Lake, Utah, gjashtë ditë pasi trupi i djegur i Daniel Halchet u gjet në rrënojat e shtëpisë së tij. Policia beson se të dashuruarit adoleshentë vunë flakën për të fshirë gjurmët e tyre pas vrasjes, dhe më parë copëtuan trupin e 45-vjeçarit me një sharrë elektrike. Nuk është e qartë nëse dy të rinjtë e kanë ngarkuar ndonjëherë videon në mediat sociale ose nëse ajo thjesht është gjetur në celularët e tyre.

Prokurori Christopher Hammer përjashtoi mundësinë që 18-vjeçari të dënohej me vdekje në një deklaratë për një gazetë lokale. Mosha e vajzës 16-vjeçare të viktimës, gjithashtu e përjashton nga ky dënim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat