Vrau foshnjen, pasi u përlesh me gjyshen e vrau dhe atë e veten

Amerika

Vrau foshnjen, pasi u përlesh me gjyshen e vrau dhe atë e veten

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 13:40
Ilustrim

Në fillim vrau fëmijën 1 vjeç më pas qëlloi drejt gjyshes së saj. Këto janë detaje të masakrës së ndodhur në një dyqan në Florida të enjten, 10 qershor, kur një 55 vjeçar I identifikuar si Timothy J. Wall pasi kreu krimin vrau dhe veten, bën të ditur policia të enjten.

Nuk janë të qarta shkaqet e kësaj vrasjeje ndërsa autori me viktimat nuk njiheshin.

Sherifi Ric Bradshaw tha në një konferencë për median se autori kishte shprehur një dëshirë në rrjetet sociale “për të vrarë njerëz dhe fëmijë”

Sherifi tregoi se burri vrau foshnjën  në karrocë dhe më pas pas përleshjes me gjyshen e hodhi atë në tokë dhe e qëlloi.
Më pas i dha fund edh jetës.

Deri tani janë marrë në pyetje mbi 30 persona për të zbuluar shkaqet e kësaj vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat