Pentagoni ndihmë ushtarake Ukrainës përpara takimit Biden-Putin

Amerika

Pentagoni ndihmë ushtarake Ukrainës përpara takimit Biden-Putin

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:00
Ilustrim

Pentagoni njoftoi 150 milionë dollarë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, vetëm disa ditë para takimit të pritshëm midis presidentit të SHBA, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

SHBA kanë ofruar për Ukrainën radarë të zbulimit të artilerisë, sisteme të zbulimit të dronëve dhe pajisje komunikimi.

Sipas Pentagonit, ndihma ushtarake përfshin gjithashtu trajnimin, pajisjen dhe këshillimin e forcave ukrainase për sigurinë e kufijve të vendit, raporton ATSh.

Paketa prej 150 milionë dollarësh janë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi amerikan për ndihmë ndaj Ukrainës në vitin aktual fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sipas qeverisë amerikane, shuma totale e mbështetjes ushtarake për Ukrainën që nga viti 2014 është më shumë se 2,5 miliardë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat