Po transportonin municione me dy kamionë, vidhen 9 milionë fishekë nga karteli i drogës në Meksikë

Amerika

Po transportonin municione me dy kamionë, vidhen 9 milionë fishekë nga karteli i drogës në Meksikë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Dy kamionë me nëntë milionë fishekë, janë vjedhur nga kartelet e bandave në Meksikë.

Përfaqësuesi i fabrikës së municioneve, Teknos Juan Ibarola, është shprehur se dy kamionë të mbushur me municion janë vjedhur në autostradën e shtetit meksikan të Guahnhauato.

Megjithatë, Ibarol pretendon që narko-karteli meksikan që dyshohet për këtë vjedhje, nuk do të ketë ndonjë avantazh, pasi bëhet fjalë për municion të kalibrit të vogël.

Mediat meksikane raportojnë se kartelët kryesisht përdorin kallashnikovë dhe armë të gjata amerikane AR-15 si dhe pistoleta të kalibrit 9 mm.

“Armët e këtij kalibri, ata nuk i përdorin”, ka shtuar Ibarola.

E sigurimin e transportimit të municionit e kishte bërë një kompani që nuk ka ndonjë lidhje me policinë, kurse shoferët janë gjetur pa ndonjë lëndim serioz, pak orë në një zonë malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat