Presidenti amerikan Biden e uron Kryeministrin e ri të Izraelit

Amerika

Presidenti amerikan Biden e uron Kryeministrin e ri të Izraelit

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 00:26
Joe Biden, Naftali Bennett

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar Naftali Bennett për marrjen e detyrës së re, Kryeminister i Izraelit.

Biden mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Bennett, pasi sipas tij, SHBA-ja është një ndër miqtë më të mirë të Izraelit.

”Pres që të punoj me kryeministrin Bennett për të forcuar marrëdhëniet e ngushta në mes këtyre dy kombeve. Izraeli nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Biden.

Presidenti Biden tregoi që shumë shpejtë do të konsultohen me Izraelin për çështjet e sigurisë rajonale duke përfshirë edhe Iranin.

Njëherit falënderime ndaj Biden, shprehu edhe Kryeministri i ri i Izraelit, i cili tha se është i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjell mes të dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat