SHBA/ Policia i vihet pas, fluturon në ajër makina e gruas shtatzënë

Amerika

SHBA/ Policia i vihet pas, fluturon në ajër makina e gruas shtatzënë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:28
Foto

Një video që tregon sesi një patrullë policie në Arkansas të SHBA-së bëhet shkas për një aksident të frikshëm rrugor, është bërë virale në rrjet.

Në timon ishte një grua shtatzënë, Nicole Harper e cila tani po e hedh policinë në gjyq. Patrulla vendosi ta ndalonte për tejkalim shpejtësie, dhe gruaja bëri shenja me drita se e kuptoi por vazhdoi të ecte dhe për dy minuta. Siç shpjegoi ajo më vonë, rruga ishte e drejtë dhe nuk kishte asnjë vend të sigurt ku të ndalonte ndaj eci duke shpresuar të gjente një të tillë.

Makina e policisë i afrohet dhe i prek njërën nga rrotat e pasme, çka bëri që makina e gruas të dilte nga rruga e të rrokullisej duke fluturuar në ajër e duke u përmbysur.

“Kur përfundova në spital dhe mjekët nuk dëgjonin më rrahjet e zemrës së bebes, mendova se do të vdisja. Unë dhe bashkëshorti im kishim 10 vjet që përpiqeshim për një fëmijë”, ka rrëfyer Harper. “Ende qaj ndonjëherë kur e shikoj vajzën time. Ishte fat i madh që shpëtuam të dyja”, shton ajo, ndërsa thotë se tani tmerrohet kur sheh policë në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat