Rreth 500 mijë viktima nga COVID-19 në Brazil

Amerika

Rreth 500 mijë viktima nga COVID-19 në Brazil

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:02
Foto

Numri i të vdekurve në Brazil nga COVID-19 pritet të kalojë 500 mijë këtë të shtunë.

Ekspertët po paralajmërojnë se shpërthimi i dytë më vdekjeprurës në botë mund të përkeqësohet për shkak të vaksinimeve të vonuara dhe mos mbajtja e distancës sociale.

Vetëm 11 përqind e brazilianëve janë vaksinuar plotësisht dhe epidemiologët paralajmërojnë që me mbërritjen e dimrit në hemisferën jugore dhe varianteve të reja që COVID-19 që janë në qarkullim vdekjet do të vazhdojnë të rriten, shkruan Reuters.

Brazili sipas World Meters zë vendin e tretë në botë me 17 milionë e 802 mijë e 176 persona të infektuar, 498 mijë e 621 viktima nga COVID-19 dhe 16 milionë e 136 mijë e 968 pacientë të shëruar nga ky virus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat