Brazilianët protestojnë kundër Bolsonaros, thonë se nuk e menaxhoi si duhet pandeminë

Amerika

Brazilianët protestojnë kundër Bolsonaros, thonë se nuk e menaxhoi si duhet pandeminë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Brazilit të shtunën për të protestuar kundër presidentit, Jair Bolsonaro, pasi sipas tyre nuk e ka menaxhuar situatën me COVID-19 si dhe nuk ka siguruar vaksina kundër këtij virusi.

Deri tani në atje kanë vdekur mbi 500 mijë njerëz nga koroavirusi, duke u bërë vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria është duke u përballur me kritika të ashpra, pasi thuhet se kishin mundësi për blerë më herët vaksina kundër COVID-19, shkruan Reuters.

Nga kompania e prodhimit të vaksinës Pfizer thuhet se ata i kishin bërë oferta Qeverisë braziliane, por nuk kishin marrë ndonjë përgjigje nga ata nëse janë të interesuar për t’i blerë ato.

Zyra për media e Bolsonaros nuk janë përgjigjur akuzave që janë duke u bërë. Deri tani atje janë vaksinuar vetëm 11 përqind e popullit, si dhe me dozë të parë të vaksinës janë vetëm 29 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat