Kushtet të mjerueshme në kampin e fëmijëve migrantë në SHBA

Amerika

Kushtet të mjerueshme në kampin e fëmijëve migrantë në SHBA

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:40
Foto

Në një qendër të ndalimit kufitar amerikan në shkretëtirën Texan, fëmijët migrantë kanë jetuar në kushte të mjerueshme.

Përhapje e sëmundjeve, ushqim i rrezikshëm, por aty ndodhën edhe abuzime seksuale, këtë e zbuloi BBC-ja përmes disa intervistave me stafin dhe fëmijët.

Në muajt e fundit, SHBA ka parë një rritje masive të migrantëve dhe azilkërkuesve nga Amerika Qendrore.

Ekspertët thonë se rritja e këtij fluksi ka ndodhur si pasojë e dhunës, katastrofave natyrore, por edhe gjendjes së rënduar ekonomike në shumë vende, për shkak të pandemisë.

Kampi në tendë në bazën ushtarake Fort Bliss në El Paso, Texas, është shtëpia e përkohshme për mbi 2 mijë fëmijëve të mitur, të cilët kanë kaluar të vetëm kufirin SHBA-Meksikë dhe tani po presin ribashkimin me familjen në SHBA.

Gjetjet nga hulumtimi i BBC-së përfshijnë akuzat për abuzim seksual, infektime me Covid-19, përhapja e morrave tek fëmijët, mungesa e rrobave si dhe pritja me orë të tëra për trajtim mjekësor.

BBC u ka folur punonjësve të kampit për këto kushte, madje ka parë foto dhe video të kontrabanduara nga stafi.

Kampi përbëhet nga të paktën 12 çadra, disa prej të cilave strehojnë qindra fëmijë njëkohësisht, përcjell klankosova.tv.

Fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në çadra, duke dalë për një ose dy orë për t’u argëtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat