Mantelbardhët në Puerto Riko ia mësyjnë plazheve për të dhënë vaksina

Amerika

Mantelbardhët në Puerto Riko ia mësyjnë plazheve për të dhënë vaksina

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Puerto Riko dolën në plazhe të mërkurën për të vaksinuar njerëzit ndërsa turmat filluan të mbërrinin për të festuar një traditë lokale.

Dhjetëra doza u administruan pranë oqeanit në kryeqytetin e Puerto Rikos, një territor amerikan prej 3.3 milionë njerëz ku 70% e njerëzve kanë marrë dozën e tyre të parë.

Midis tyre është Luis Pérez Mingeti, i cili u vaksinua në një plazh publik në qytetin bregdetar verior të Carolina.

” Unë me të vërtetë nuk doja të bëja (vaksinën) si shumë njerëz që kanë tabu të jashtëzakonshme në lidhje me pasojat e vaksinës, por unë e kuptoj se ato janë besime të promovuara nga mediat sociale,” tha ai.

1.58 milion njerëz të tjerë në këtë qytet kanë marrë dozën e tyre të dytë.

Autoritetet thanë se donin të përfitonin nga turmat që po drejtoheshin për në plazh për të festuar “Natën e San Juanit”, e cila shënon lindjen e Shën Gjon Pagëzorit, raporton AP.

Puerto Riko ka raportuar më shumë se 122,800 raste të konfirmuara dhe më shumë se 2,000 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat