Vdes një person nga shembja e ndërtesës, nuk dihet fati i 51 të tjerëve

Amerika

Vdes një person nga shembja e ndërtesës, nuk dihet fati i 51 të tjerëve

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 17:58
Florida

Qindra punonjës të shërbimit zjarrfikës e të kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënojat e një ndërtese 12 katëshe, një pjesë e së cilës u shemb sot herët në mëngjes.

Ngjarja ndodhi në qytezën Surfside të Floridës. Të paktën një person ka vdekur dhe zyrtarët thonë se nuk kanë mundur të kontaktojnë 51 të tjerë.

Krahas rezidentëve të përhershëm në ndërtesë mendohet se banojnë edhe persona të cilët kalojnë muajt e dimrit në Florida.

Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës tha se u arritën të shpëtohen 35 vetë.

Sipas Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis ekzistojnë gjasat që nën rrënoja të ketë edhe më shumë viktima. Autoritetet e kanë ende të paqartë se sa njerëz ishin brenda në godinë në orën 2 të mëngjesit kur u shëmb një pjesë e pallatit.

Ndërtesa me 130 apartamente është ndërtuar në vitin 1981 dhe rreth 80 prej tyre janë të zëna me banorë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat