Dy grupet në SHBA që tani po goditen më shumë nga COVID-19

Amerika

Dy grupet në SHBA që tani po goditen më shumë nga COVID-19

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Vdekjet nga COVID-19 kanë rënë në SHBA, por me shumë njerëz ende të pavaksinuar, numri i vdekjeve ditore mbetet ende në qindra.

Ndërkaq, grupet më të rrezikuara janë popullsia më e re në moshë dhe amerikanët me ngjyrë.

Gjatë gjithë pandemisë, njerëzit me ngjyrë janë prekur në mënyrë disproporcionale nga COVID-19, duke zënë rreth 12.5% të popullsisë dhe më me shumë se 15% i vdekjeve totale, sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kurse në maj, kjo përqindje shkoi në 19%.

Kohët e fundit, mosha mesatare e njerëzve që vdiqën nga virusi gjithashtu lëvizi në drejtim të moshave më të reja. Të rriturit nën moshën 40 vjeç, përbënin rreth 3% të vdekjeve nga COVID-19 në maj, më shumë se dyfishin që nga fillimi i pandemisë.

Tani, vaksinat kanë demonstruar mbrojtje mjaft të lartë ndaj sëmundjes, sipas drejtoreshës së CDC-së, e cila konsideron se vdekjet e moshave të reja nga COVID-19 janë plotësisht të parandalueshme, raporton CNN.

“Derisa më shumë amerikanë kanë përveshur mëngët për t’u vaksinuar, ne dobësojmë aftësinë e virusit për të shkaktuar më shumë sëmundje dhe më shumë vuajtje. Ky virus i ri detyroi shumë prej familjeve tona të pranojnë vdekjen si rezultat, për shumë nga të dashurit tanë, por tani, kjo s’duhet të jetë kështu”, Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat